Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetja demokrate Albana Vokshi duket se ka nisur një tur takimesh me gratë e Lëizjes Demokratike të Gruas, pas përplasjeve me kryetarin Lulzim Basha. Vokshi doli në krah të Sali Berishës, dhe u shpreh publikisht kundër Bashës, kur ai shpalli zgjedhjet për kryetar të LDGSH.
“Me zonjat e mira demokrate të LDGSH Dega 5 Tiranë.
Diskutuam për situatën aktuale në PD e në vend, ringritjen e PD për të përballuar sfidat e mëdha. Zonjat e LDGSh, sot më shumë e më të bashkuara se kurrë.
Askush e asgjë nuk do ndalë apo të mohojë kontributin e tyre për një Parti më të fortë e më demokratike. LDGSH forca më e madhe politike e grave në Shqipëri”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.