Pasi u mbyll protesta e shoqërisë civile, Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim befasues ku deklaroi se i vjen turp që qytetarët sot dolën në protestë madhështore.
Kreu i qeverisë deklaroi se rritja e çmimeve nuk është faji i qeverisjes së tij por si shkak i luftës në Ukrainë.
Sot më vjen turp se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-së dhe Europës që proteston. Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën dhe protestën që të tregojë ndjeshmërinë sociale e tregfojë shumë gjëra dhe fatura e energjisë së çdo familje shqiptare. Prej muajsh asnjë familje dhe asnjë biznes nuke paguan vetë faturën e energjisë, por bashkë me qeverinë. Përtej çmimit të rritur, në 550 euro për megavat.
Qeveria paguan 80% të faturës së energjisë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. E kanë rritur çmimin e qeverisë. Ndryshe do i paguanin familjen, përfshirë edhe mua për të mos krijuar asnjë keqkuptim. Bëhet fjalë për një shumë astronomike, tha Rama.