Pas Ralf Gjonit, një tjetër kandidat i LSI pranon mandatin e deputetit

0
4

Vijojnë rrjedhjet mes kandidatëve opozitarë, të cilët pranojnë të marrin mandatin e deputetit.

Kështu ndërsa ditën e djeshme, Ralf Gjoni i LSI dorëzoi formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, një tjetër kandidat ka bërë një hap para ditën e sotme.

Nimet Musaj i listës së kandidatëve të LSI në Fier, ka dorëzuar sot në KQZ formularin e vetëdeklarimit, duke pranuar kështu të marrë mandatin e deputetit.

Në rast miratimi të tyre në KQZ, shkon në 13 numri i deputetëve të rinj opozitarë.

Kjo pasi në seancën e sotme parlamentare u betuan Elda Hoti e LSI, Erdiola Braha e LSI, Edlira Hyseni e LSI dhe Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo, Alban Zenelin nga radhët e Partisë Demokratike.

Ndërkohë javën e kaluar morën mandatin në KQZ dhe më pas u betuan në Kuvend, Edmond Rushiti, Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Ediola Braha në radhët e LSI.

Kujtojmë se qysh në krye të herës Lefter Koka i LSI refuzoi të djegë mandatin, ashtu si Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari e PD.