Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ujërat e zeza kanë vërshuar ditën e sotme në shëtitoren e qytetit, duke lënë një pamje të shëmtuar për turistët dhe vendasit.
Shkak janë bërë rreshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme. Ndërsa kolektorët janë bllokuar, mendohet për shkak të mospastrimit.
Saranda ka një sistem të ri kanalizimesh për ujërat, të realizuar me fondet e qeverisë gjermane, por që shpesh ka rezultuar në probleme të ngjashme, dyshohet për shkak të punimeve jo cilësore të kryera nga firmat vendase.