Pas rikthimit të Facebook, Instagram, WhatsApp, vjen reagimi i Mark Zuckerberg

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas afër 7 orësh, është kthyer përsëri online rrjeti më i madh social në botë, më afër 2 miliardë përdorues, Facebook.

Një avari e shkaktuar në orën 17:44 sipas kohës sonë lokale, ka bërë që Facebook dhe nënproduktet e saj si: Instagram, WhatsApp, Messenger, Facebook Workplace dhe Oculus të jenë offline. Shkaqet ende nuk janë të ditura, por ekspertët e sigurisë kanë thënë që avaria ka ndodhur më shumë gjasë si pasojë i një keq konfigurimi brenda kompanisë.

Pas kthimit online, me një postim në Facebook ka reaguar vetëm CEO i Facebook, Mark Zuckerberg. “Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer online tani. Ju kërkojmë falje për ndërprerjen sot – e di sa shumë i mbështetni shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit e dashur të juaj”, ka shkruar Zuckerberg.

Kujtojmë se aksionet e Facebook, sipas Bloomberg, ranë për 5.5 për qind, që do të thotë se Zuckerberg, humbi rreth shtatë miliardë dollarë për këtë ndërprerje.

Zjarr Tv Ad