Pas rizgjedhjes si kryetar partie, Luigi Soreca i shkon Bashës në zyrë dhe zbulon për çfarë diskutuan

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është takuar sot me kryetarin e rizgjedhur të PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Soreca thotë se kanë folur për situatën aktuale politike në vend, në prag të legjislaturës së re e cila nis punën në shtator 2021.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar dhe për hapat e ardhshëm lidhur me integrimin e vendit tonë në BE.

Shënimi i plotë i Sorecës

Pas rizgjedhjes së tij si kryetar i Partisë Demokratike, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e ardhshëm e të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Zjarr Tv Ad