Pas shiut, vendi pushtohet nga erëra me rërë nga Afrika

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sasi të mëdha rëre nga Saharaja do të kalojnë sot nga Afrika e Veriut mbi Mesdhe për të mbërritur deri në veri të Europës në 48 orët e ardhshme. Erërat e forta do të bëjnë të mundur që rëra e shkretëtirës të mbërrijë deri në Islandë.

Shumë rërë pritet të fluturojë mbi Mesdheun qendror, përfshirë Maltën, Shqipërinë e Greqinë, deri në Turqinë perëndimore e Qipro. Por rëra e Saharasë do të shkojë lart drejt veriut deri në Detin e Norvegjisë, duke arritur Islandën e më tej brenda fundit të ditës.

Re të mëdha rëre nga Saharaja do të fluturojnë mbi Spanjën verilindor, Francë, Zvicër, Gjermani, Beneluks e në veçanti mbi Britani e Irlandë. Ndërkohë, rëra do të përhapet edhe drejt verilidjes dhe lindjes dhe në pjesën më të madhe të Evropës qendrore e juglindore, deri në jug të Polonisë, në Ukrainën perëndimore, Rumani, Bullgari e Turqinë perëndimore.

Ndërsa ditën e nesërme reja e rërës mbi Britani e Irlandë do të shtyhet lehtë drejt veriut, me qiellin që do të pastrohet deri në mbrëmje. Më në veri, rëra do të arrijë Islandën, në sasi të konsiderueshme. Deri në mbrëmje, pluhuri afrikan do të kapë Groenlandën. Rëra do të bëjë sërish xhiro mbi Evropën qendrore, lindore e juglindore. Edhe zona deri në fund të Norvegjisë, jug të Suedisë e vendet baltike do të arrihen nga rëra. Sasia më e madhe do të jetë në Mesdheun qendror e lindor dhe mbi Evropën lindore: Greqi, Qipro, Turqinë qendrore e perëndimore, Bullgari, Rumani dhe Ukrainën perëndimore.

Erërat e ftohta më pas do të shtyjnë valën e re të rërës mbi Mesdheun perëndimore e mbi Evropën qendrore, duke goditur Balearet, Korsikën, Italinë, Zvicrën, Austrinë, pjesë të Gjermanisë e Beneluksit.

Në shumë zona rëra e Saharasë do të përzihet me pluhurin duke errësuar qiellin. Në vendet me shi do të vihen re sasi të mëdha rëre mbi sipërfaqet e jashtme, ndërsa aty ku nuk do të ketë shi do të ketë precipitime pluhuri më uniforme.

 

Zjarr Tv Ad