Pas shkarkimit të Ilir Allkjas mjekët të indinjuar dalin në protestë para Urgjencës në QSUT…

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shkarkimit nga puna të mjekut Ilir Allkja, mjekë dhe infermierë, kanë dalë sot në protestë për të mbështetur kolegun të tyre, mjekun e Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja.

Mjekë dhe infermierë, janë mbledhur para Urgjencës për të shprehur indinjatën e tyre, për vendimin e QSUT.

Në një deklaratë për mediat, mjeku Gent Stroni, është shprehur se; një mjek mund të shkarkohet nga detyra, vetëm në momentet kur i shkakton një dëm pacientit, dhe në asnjë rrethanë tjetër.

“Shumë prej mjekëve janë duke u përballur me pandeminë, një pjesë janë ndarë nga jeta, dhe shohim se kemi luksin që të nxjerrim nga kjo luftë mjekë të vijës së parë. Një mjek nuk mund të dënohet sepse janë asete të çmuara veçanërisht në situatën që po kalojmë.

Mjeku dënohet kur me veprimin dhe mos veprimin e tij çon në humbjen e një personi, kjo që po ndodh është e papranueshme, jemi në përkrahje të këtij kolegu dhe jo vetëm, nesër mund ta kemi ne këtë hise. Nesër pasnesër mund t’i ndodhë çdokujt por nuk është rruga e drejtë për të zgjidhur problemet. Është e sigurt që ky mjek do të fitojë në gjykatë. Sindikata do të dalë në një vendim tjetër për të vazhduar protestën” ka thënë Stroni.

Zjarr Tv Ad