Pas shkarkimit të Ndrecës, prokuroria i nis letër ministres Karabina

0
658
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas kallëzimit në prokurori nga ana e ministres së Arsimit Mirela Karabina, të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, prokuroria ka nisur një letër në drejtim të MAS.

Prokuroria ka kërkuar ditën e sotme informacion nga Ministria e Arsimit nëse Plarent Ndreca dhe Dorina Laci kanë qenë të pajisur me autorizim për të qenë të pranishëm në shkollë dhe nëse po të vihet në dispozicion autorizimi.

Kujtojmë se ministrja i kallëzoi në prokuroi shtetasit Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”, ndërkohë njëkohësisht dyshohet se këta dy shtetas kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica”, Fushë Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse.

Zjarr Tv Ad