Babë e bir janë arrestuar nga efektivët e antidrogës në bashkëpunim me Policinë e Krujës. Në pranga janë vënë Luan Loci (babai) dhe K.Loci (i biri), pasi akuzohen për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”, konkretisht kanabis sativa.
Krujë/ u arrestuan në flagrancë shtetasit Luan Loci dhe K. Loci babë e bir për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”.
Sot në orët e para të mëngjesit një operacion antidrogë u zhvillua në Shkodër. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Gjokë Foleta, 56 vjeç, Pal Alia, 23 vjeç, Besnik Rripa, 22 vjeç, D. Q., 17 vjeç, M.Kroni, 22 vjeçe dhe E. Gjelaj, 24 vjeçe. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të fshati Gimaj, Shkodër.