Pas skandalit të zbuluar të fallsifikimit të dokumentave , ARRSH rihap garën për Unazën e Madhe

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ARRSH ka bërë të ditur se sot se “Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës Madhe te Tiranes, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.

Procedura e prokurimit do të jetë e hapur për objektin e kontratë/marrëveshjes me një fond limit prej 2 miliard e 246 milionë lekë pa TVSH. Ndërkohë që fondi për vitin 2019 është 539.2 milionë lekë.

Afati kohor për ekzekutimin e kësaj kontrate është 24 muaj, ndërsa ofertat ose kërkesat për pjesëmarrje do të pranohen deri më 14 janar 2019, ora 11:00, për t’u hapur më pas.

Vendimi vjen pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve “DH Albania” & “Biba X”, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.

 

Zjarr Tv Ad