Pas studentëve, edhe pedagogët në grevë: S’ka më tolerim, Rama po “kap” universitetet

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, kanë paralajmërur nisjen e protestave nga dita e hënë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Asamblesë, ku ata kanë shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve, ndërsa janë të shqetësuar për VKM-të që cënojnë autonominë. Sipas pedagogëve, autonomia e universiteteve po ‘kapet’ nga kryeministri Rama.

Pedagogët i kanë bërë kërkesë Asambleve të të gjitha fakulteteve, për t’u takuar dhe për të diskutuar për protestën. Ata kanë marrë vendimin që të hënën, të mbajnë një grevë një ditore, duke kërkuar rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Reagimi në fjalë pason pasi kryeministri Rama, i sulmoi ashpër pedagogët gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin.

Zjarr Tv Ad