Pas takimeve me Ramën dhe Metën, Richard Grenell pushime me të dashurin në Jugun e Shqipërisë…

0
1315
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillimgushti, ku nuk kanë munguar as takimet me personalitetet më të larta të politikës.

Ai po qëndron në Jug të vendit, saktësisht në Jalë nga ku tashmë disa herë ka ndarë pamje në llogarinë e tij në Instagram.

Grenell edhe mëngjesin e sotëm, ka publikuar një fotografi me partnerin e tij Matt Lashey, duke pirë kafen e mëngjesit dhe duke promovuar bregdetin shqiptar. Dihet botërisht se Grenell është i lidhur me Matt Lashey. Ai nuk ngurron të postojë foto nga plazhet shqiptare.

Ish-dërguar i Trump, po qëndron prej disa ditësh në Shqipëri, ku në Tiranë pati takime edhe me Presidentin Ilir Meta, ashtu edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Zjarr Tv Ad