Pas takimit me kryebashkiaken e Berlinit, Rama pritet nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë  me presidentin Federal të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Rama ka zhvilluar një takim me kryetaren e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, ndërsa në dalje është pritur nga një qytetar gjerman, i cili i ka kërkuar  autograf.

I shoqëruar nga stafi i tij, kryeministri shqiptar ka parë nga afër ambientet e bashkisë dhe më pas ka shkëmbyer dhuratat me Giffey.

Sipas axhendës, në orën 18:00, Kryeministri do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa në orën 18:15, do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Zjarr Tv Ad