Pas takimit me Ramën, Pacolli falenderon publikisht kryeministrin: Vizita e tij në këto momente delikate ishte shumë e nevojshme, Shqipëria është në krah të Kosovës!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në Kosovë, pasi sipas tij kjo vizitë në këto momente delikate për vendin është shumë e nevojshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Pacolli shkruan se gjatë takimit me Ramën temë kyçe e diskutimit ishte situata shqetësuese në veri të Kosovës.

Gjithashtu, Pacolli ka theksuar dhe njëherë mesazhin e dhënë nga Rama që “Shqipëria është në krah të Kosovës”.

“Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres kryeministrin shqiptar, Z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës. Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shume e nevojshme dhe Kosova duhët të shtrytëzoj këte për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë. E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë.

Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të çtensionohët situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut. Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, qe garanon levizjen e lirë dhe ruan integritetin teritorial të vendit”, shkruan Pacolli.

Zjarr Tv Ad