Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, menjëherë pas përfundimit të vizitës në kryeministri, me Kryeministrin Rama, është zhvendosur drejt selisë blu, ku aktualisht po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Nuk dihen ende arsyet e takimeve të Kim, pasi të gjitha palët nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar për publikun.
Kujtojmë se një ditë më parë, ambasadorja Kim dhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ted Price, reaguan në lidhje me Zgjedhjet e 25 Prillit, duke e uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe duke përgëzuar liderin e PD-së, Lulzim Basha për fushatën e fortë, si dhe duke kërkuar bashkëpunim mes tyre në vijim.
Ndërkombëtarët ndërkohë po bëjnë thirrje që opozita të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe sfida të zhvendoset më Parlament, duke kërkuar bashkëpunimin për reformat me synimin për avancimin e procesit të integrimit.