Pas tërmetit Bulqiza u pushtua edhe nga një fenomen tjetër natyror, reagon sizmologu Rrapo Ormeni

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zona e Bulqizës, ishte epiqendra e tërmetit të ditës së sotme në vendin tonë, ku lëkundja më e fortë u regjistrua me magnitudë 4.7 të shkallës rihter.

Të frikësuar banorët rrëfejnë se dolëm me shpejtësi nga shtëpitë dhe lokalet. “U frikëm mjaft nga tërmeti. Dolëm krejt kush ishte në lokal dhe ndenjën deri kur u qetësua gjendja. Ra dy- tre herë” tha një banor.

“Nuk është lojë, tërmet është, dolëm jashtë. Çfarë të bënim? Ne ishim në lokal brenda dhe dolëm përnjëherë jashtë” tha një tjetër. Përpos tërmetit, zona Bulqiza është “pushtuar” edhe nga mjegulla mëngjesin e sotëm.

Në 24 orët e fundit, vetëm në zonën e Bulqizës sipas IGJEUM-it, janë shënuar gjashtë lëkundje sizmike. Sizmologu Rrapo Ormeni, u shpreh për ABC se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël”, u shpreh ai.

Sizmologu qetësoi qytetarët, kur tha se tërmeti i regjistruar sot në Bulqizë nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Durrës në 26 nëntor të 2 viteve më parë, tr*agjedia me 51 vik*tima. “Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në çdo vit një tërmet i kësaj madhësie”. Muajin e fundit edhe Greqia është goditur nga disa tërmete të fuqishme, por sizmologu thotë se “Nuk ka lidhje, pasi Greqia është në pllakën e Egjeut, ne jemi me të Adriatikut”.

Zjarr Tv Ad