Pas urdhrit të Amerikës për sekuestrimin e pasurive të personave “non grata”, vjen reagimi dhëndrit të Berishës: Është për Sorosin, Ramën, Vuçiçin dhe Thaçin…

0
518
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Amerikës Joe Biden, firmosi dje një urdhër ekzekutiv që lejonte sekuestrimin e pasurive të personave të shpallur “non grata”, në Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Në këtë urdhër të firmosur nga Joe Biden, nuk ka emra konkretë, por deri më tani në vendin tone, janë shpallur “non-grata” katër persona; ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kreu i PSD-së, Tom Doshi, ish-kryeprokurori Adriatik Lalla dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nuk dihet nëse këta persona kanë pasuri në SHBA dhe preken nga ky urdhër ekzekutiv.

Për këtë, ka reaguar dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, i cili thotë se Amerika me këtë urdhër të ri, e ka për filantropin George Soros, Kryeministrin Edi Rama, Presidentin serb Vuçiç dhe ish-presidentin e Kosoves Thaçi.

“Soros-Vucic-Rama-Thaci duhen konfiskuar pasurite, pasi provokimi me ndryshimin e kufinjve ishte akt lufte dhe destabilizimi me i rende qe mund te imagjinohet per Ballkanin”, shkruan Jamarbër Malltezi, ku ndan lajmin për urdhrin e ri të Biden.

Shenimi i Malltezit

Sipas këtij urdhri, persona që janë përfshirë në veprime apo që tentojnë të destabilizojnë vendet e tyre dhe të minojnë demokracinë, do të përballen me sanksione të forta siç është bllokimi dhe sekuestrimi i pasurive.

 

 

Zjarr Tv Ad