Një mësuese ka humbur jetën sot, në një aksident automobilist, rrugës për në punë.
Luiza Dule është një mësuese që mëngjesin e sotëm humbi jetën, pasi mjeti privat me të cilin udhëtonte së bashku me 7 persona të tjerë, shumica mësuesve doli nga rruga në fshatin Arrës të Korcës, ku ajo dhe koleget ishin nisur për të dhënë mësim.
Në lidhje me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ndërsa shprehen se vdekja e saj është një këmbanë alarmi për arsimin shqiptar.
Vdekja e mësueses në Korçë, këmbanë alarmi për gjendjen ku është katandisur arsimi.
Konfederata e Sindikatave ngushëllon familjen e mësueses së ndjerë, dhe u uron shërim të shpejtë mësuesve të tjerë të lënduar në këtë aksident tragjik.
Konfederata e Sindikatave e ka denoncuar më herët problemin e transportit të nxënësve dhe mësuesëve në zonat e thella malore të Shqipërisë.
Situata është kaotike, ku mësuesit e nxënësit detyrohen të sigurojnë vetë transportin, teksa mjetet jo në pak raste nuk plotësojnë asnjë kusht të sigurisë teknike e janë të pakolauduara.
Në kohët më të errëta të këtij vendi trasporti i nxënësve dhe mësuesve nuk ka qënë në mëshirë të fatit, sikur është sot fal babëzisë së Ministrisë Arsimit dhe Drejtorive Arsimore.