Pas vizitës në rajonet e “gjunjëzuara” nga bombardimet ruse, Rama dhe Abazoviç takohen me Zelensky-n

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, janë takuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, pas ftesës së këtij të fundit.

Rama dhe Abazoviç u nisën dje drejt Ukrainës të pushtuar që prej shkurtit nga forcat ruse. Më herët gjatë ditës ata ishin në rajonet e “gjunjëzuara” nga bombardimet ruse, Borodyanka dhe Irpin, ku thuajse çdo gjë është shkatërruar nga lufta.

Rama ka ndarë foto nga vizita e tij, të cilat janë të trishta e mbi to ka vendosur ikonën e një zemre të thyer. Në një nga fotot shihet dhe shënimi që ai ka lënë për të gjithë njerëzit që humbën jetën nga agresioni rus, ku shpreson që bota t’i japë fund kësaj lufte dhe Ukraina të dalë jashtë kësaj situate të vështirë e rilindur.

Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Po ashtu me kryeministrin shqiptar ndodhen edhe gazetarët Ben Blushi dhe Baton Haxhiu.

Forcat Renea janë gjithashtu të pranishme për shkak se elementët e sigurisë: ushtria dhe policia janë të ngarkuara me situatën e krijuar.

Zjarr Tv Ad