Pas votimit pro në Këshillimin Kombëtar, qeveria kërkon ndryshim të ligjit! Dyfishim i dënimit për përsëritësit e krimeve

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria kërkon ashpërsim të ligjit për përsëritësit e krimeve. Ministria e Drejtësisë ka bërë gati draftin për ndryshimet në ligj për rrethanat rënduese për kryerjen e një krimi.

Propozimi është që të shtohet masa e dënimit me 1/3 kur një i dënuar kryen një tjetër krim me dashje. Po ashtu, qeveria shqiptare kërkon dyfishim të dënimit kur krimi është i përsëritur ose kryhet 5 vite nga dënimi i parë, kryhet gjatë ekzekutimit të dënimit apo me kushtin nëse është kryer brenda pesë viteve nga përfundimi i ekzekutimit të dënimit të mëparshëm.

Propozimi për ndryshimin e ligjit vjen pasi në procesin e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë, qytetarët rezultuan se ishin pro ashpërsimit të dënimit për personat që kryejnë krime të rënda. Ky propozim do t’i kalojë sërish për konsultim publik qytetarëve, më pas komisioneve për të arritur dakordësi dhe më pas të kalojnë për votim në Kuvend.

Ky është drafti i dytë që ka gati qeveria shqiptare pas konsultimit me publikun në Këshillin Kombëtar. Një tjetër ndryshim ligjor që kërkon qeveria është heqja e uljes me 1/3 e dënimeve për personat që akuzohen për dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.

Zjarr Tv Ad