Pas zërave për futjen e Butrintit në BB/ Moderatori i njohur: Luizi ‘e ha’ Butrintin për mëngjes, ai është 0 me xhufkë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luizi e ka nisur ditën e sotme me një shqetësim, të cilin ia ka thënë Bjordit. Ai u shpreh se ka frikë mos sonte hyn në shtëpi ish i dashuri i Kiarës, Butrint Imeri.

Luizi tha se nëse Butrinti do bëhet pjesë e lojës do e ketë të vështirë për të vazhduar të jetojë me ta brenda katër mureve.

“Mos vjen ish i dashuri i Kiarës. Ka pasur një lidhje publike. Nuk është se e njoh, por e kam dëgjuar si emër. Po me ardh ai bëhem keq.

Vështirë se mund t’ja dal po erdhi ai. Kuptohet për ça do vi. Jo se ka ardh me u lidh me Kiarën, por kur je brenda katër mureve nuk mundesh”, tha Luizi ndërsa Bjordi i tha i bindur se diçka e tillë nuk do ndodhë.

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në reality-show do t’i prishte lojën. Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termat e lojës Luizi e ha Butrintin për mëngjes. 

“Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron dhe nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë”, tha Blendi sot në Wake up.

Zjarr Tv Ad