Pas Zgjedhjeve reagon Rudina Hajdari: Do mundohem që me gjithë forcat që kam, të mobilizoj sa më shumë energji positive për…

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja e Nismës Thurje, Rudina Hajdari ka reaguar për herë të parë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, që u mbajtën më datë 25 Prill. Me anë të një shkrimi në rrjetin social facebook, ajo e nisi duke falenderuar qytetarët e Elbasanit që e kanë mbështetur dhe votuar. Hajdari shtoi se personazhe anonimë të cilët nuk kanë diskutuar për ndonjë ide , nuk njihen në publik, po rezultojnë si më të votuarit nga qytetarët.

“Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët” shkruan kandidatja e Nismës Thurje.

Postimi:

Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill. Fatkeqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar.

Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrënuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për vaditje, pa kanalizime e pa akses në energji. Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit. Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, por rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët.

Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur. Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luftojmë më fort e më bindshëm. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë. Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.
Do të vazhdojmë!
Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt

 

Zjarr Tv Ad