Pasaporta më e fuqishme në botë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Japonia ka hyrë në 2019-n me pasaportën më të fuqishme në botë, ka zbuluar një renditje e re globale. Qytetarët e Japonisë mund të vizitojnë 190 vende të botës pa viza. Pasaportat e Singaporit dhe të Koresë së Jugut janë në vendin e dytë dhe mund të udhëtojnë në 189 vende.

Dy pasaporta të fuqishme, ajo e Mbretërisë së Bashkuara dhe SHBA-së, kanë zbritur në renditje nga viti i kaluar, duke u renditur vendin e gjashtë tani në 185 vende.

Renditja është bërë nga Henley Passport Index, i cili bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Pasaportat gjermane dhe franceze mbeten në vendin e tretë duke udhëtuar në 188 vende.

Në vendin e katërt, janë pasaportat e Danimarkës, Finlandës, Italisë dhe Suedisë në 187 vende, pasuar nga Luksemburgu dhe Spanja në 186 vende.

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA ndajnë vendin e gjashtë me pasaportat austriake, holandeze, norvegjeze, portugeze dhe zvicerane.

Shqipëria renditet në vendin e 50, ku shqiptarët mund të udhëtojnë në 115 vende, ndërsa Kosova renditet në vendin e 94-t, duke udhëtuar në 44 shtete.

 

Zjarr Tv Ad