Pasaportat e kartat e identitetit, ambasada shqiptare njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë në Greqi

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare një informacion me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen.

Bëhet fjalë për procedurat mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë.

Sipas ambasadës, pranë këtij institucioni kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit, për aplikimet e kryera deri më 7 gusht 2020.

NJOFTIM PËR TËRHEQJEN E DOKUMENTEVE BIOMETRIKE:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit, për aplikimet e kryera deri më 7 gusht 2020.

Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit kryhet pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00

Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën, lutemi na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit ju informojmë se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë.

Zjarr Tv Ad