Pasaportë vaksinimi për hyrjen në lokale, reagon kreu i Shoqatës: Jemi në krizë dhe borxhe…

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në Parlament tha se mund të vendoset që qytetarët të futen në lokale vetëm me pasaportën e vaksinimit.

Jahjaj është shprehur kundër, duke thënë se kjo do të dëmtonte bizneset akoma më shumë nëse do të kërkohet një certifikatë vaksinimi.

“Jemi kundër pasi prek në mënyrë direkte të dhënat e çdo klienti. Kjo nuk është as ligjore, pasi nuk mund tu kërkojmë të dhëna sensitive klientëve tanë. Bizneset tona janë të vetmit që punojnë nën masa kufizuese. Presim të ketë një njoftim pasi në Shqipëri kjo masë nuk do të zbatohet.

Kjo i bie që të kemi një person që të na ruajë sigurinë për njerëzit që do të hyjnë ose jo në lokal. Pres një mirëkuptim nga të gjithë faktorë. Situata është drastike, dihet se ku do të shkojnë nëse dikush i kërkon një certifikatë vaksinimi. Ne mbartëm gjithë krizën financiare nga 2020. Parashikimet janë që në mars do të kemi këtë lloj krizë. Krizë pas krize këto lloj biznesesh janë futur në një rreth ciklik borxhesh” tha Jahaj për “Report tv”.

Zjarr Tv Ad