Një skiatore britanike ka arritur të mbijetojë pasi u mbulua e gjallë nga një orteku dhe u deklarua klinikisht e vdekur.
29-vjeçarja, Rhianna Shaw, ishte duke bërë ski së bashku me miqtë në një resort në Austri, kur u përplas me një tjetër skiator.
Përplasja mes tyre ndodhi anës një mali e për pasojë një ortek dëborë është shkëputur dhe e ka mbuluar 29-vjecaren për rreth 15 minut
Ishin miqtë e saj, të cilët u shqetësuan pasi Rhianna nuk përgjigjej në telefon dhe nisën ta kërkojnë. Ata panë shenjat e duarve në dëborë dhe më pas skitë. Kur u afruan kuptuan se mikesha e tyre ishte mbuluar nga orteku.
Shaw, nga Chichester,Sussex-i lindor, tregoi dje për herë të pare se eksperienca e saj ishte absolutisht e tmerrshme pasi as nuk mund të lëvizte dhe as nuk mund të bërtiste për të kërkuar ndihmë.
Ajo tregoi se e vetmja gjë ndiente ishte një peshë e rëndë në trup dhe më pas thjesht hoqi dorë dhe vendosi të ndalonte se marri frymë.
Sa i përket faktit që ajo për 20 minuta ishte klinikisht e vdekur, skiatorja tregoi se ishte një eksperiencë paqësore dhe po mendonte se ishte duke parë ëndërr.
“U përpoqa që të bërtisja, por pastaj e kuptova që askush nuk mund të më dëgjonte. Kështu që vendosa të ndaloja së marri frymë. Dhe, çdo gjë u bë aq paqësore. Fillova të ecja përgjatë një rruge në një pyll të qetë. Ishte shumë qetësi, dhe dukej sikur në tokë ishte një lloj dëbore, ndryshe nga ajo që njohim ne”.
Sipas mjekëve, ajo kishte vdekur, por, truri i saj vazhdonte të punonte. Rihanna beson se ajo ishte e vetëdijshme për të paktën pesë minuta para se të hynte në vdekje klinike.
Dikush që mbetet i zënë poshtë borës në thellësi, sipas ekspertëve, për më shumë se 8 minuta ka një shans mbijetese prej 6 përqind.