Pasi humbi Zgjedhjet, Rudina Hajdari arratiset në Amerikë dhe takohet me zyrtarin e lartë të DASH/ Zbulon çfarë diskutuan…

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, Rudina Hajdari, ka pasur një takim me drejtorin për çështjet e Europës qendrore dhe jugore z.Dave Konstelancik, në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Ajo shprehet se me Konstelancik, ka diskutuar për situatën në Shqipëri, veçanërisht problemet që vendi ka me korrupsionin.

“Me ftesën e Departamentit Amerikan të Shtetit pata dje një takim me drejtorin për çështjet e Europës qëndrore dhe jugore z. Dave Konstelancik. Ndava me të shqetësimet për situatën në Shqipëri, veçanërisht problemet që vendi ka me kirmin e organizuar dhe korrupsionin, si edhe e informova për aktivitetin tim politik. Sigurova mbështetje të pakursyer me besimin se vendi ka nevojë për njerëz të rinj, me ide të reja për të çuar përpara projektet e integrimit si edhe për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit. Gjithnjë kënaqësi të jem në Washington DC dhe veçanërisht në Departamentin e Shtetit të cilëve u jam mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen që i japin vendit”, shkruan Hajdari.

Zjarr Tv Ad