Pasi i dështoi meçi ndaj kampionit të Evropës, ky është veprimi i Haxhi Krasniqit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boksieri shqiptar Haxhi “Robin” Krasniqi ditë më parë njoftoi se ka anuluar meçin e tij kundër gjermanit Stefan Hartel.

Ai u raportua se do të operohej në bërryl duke e anuluar kështu rimeçin kundër kampionit të Evropës.  Ishte parashikuar që boksieri nga Juniku të boksonte këtë muaj kundër kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë ky meç është anuluar. Në maj të këtij viti, Harteli e kishte mposhtur Krasniqin duke e fituar titullin e EBU në peshat super të mesme.

Krasniqi tani ka dalë me një njoftim në rrjetet sociale ku ka bërë të ditur se së shpejti do t’i kthehet ringut.

“Rikthimi në kategorinë e vjetër! Shihemi në ring së shpejti, në kategorinë gjysmë të rëndë”, ka shkruar në rrjete sociale Haxhi Krasniqi.

Image
Zjarr Tv Ad