Pasi i sakatoi këmbën fqinjes/ Gjykata merr vendimin për 61 vjeçarin

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 61-vjeçarin Hile Simoni i cili dyshohet se ak sidentoi qëllimisht komshien e tij Katrinë Hila, pas një sherri që ka ndodhur mes tyre. Simoni ka thënë në Gjykatë se nuk është e vërtetë që ai ka ak sidentuar me qëllim komshien e tij, dhe se gjithçka ka ndodhur pa dashje.

“Ngjarja ka qenë ak sidentale, nuk kam pasur mundësi të kontrolloj mjetin, për shkak të rrugës pa standarte. Sapo ka ndodhur aksidenti kam telefonuar punonjësin e po.licisë në Gurin e zi, edhe djali im të ishte s’do kisha mundur të shmang aksidentin”, është shprehur Simoni.

Sa i takon debateve që kanë pasur mes tyre, Simoni është shprehur se ato janë mbyllur prej kohësh, madje ai shton se ka pirë kafe me bashkëshortin e Hilës, që iu thyen këmbët pas përplasjes me makinë.

Avokati ka kërkuar masë lehtësuese arrest shtëpie pasi Hile Simoni prej 5 vitesh vuan nga sëmundje pulmonare. Gjykata se ka marrë parasysh kerkesën duke e lënë në arrest me burg, siç ishte dhe kërkesa e prokurorit të çështjes.

Zjarr Tv Ad