Pasi mori vetëm 13 vota në zgjedhje, Selami Jenisheri habit me deklaratën e tij: E bëra Shqipërinë pjesë të OKB-së

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i opozitës së re, Selami Jenisheri, ka bërë një deklaratë të papritur ditën e sotme nga foltorja e Parlamentit duke thënë se ai ka mundësuar që Shqipëria të jetë pjesë e OKB-së.

Jenisheri, njëherësh kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, tha se Presidenti dhe Parlamenti duhet të thoshte “shyqyr që ka një deputet si Selami Jenisheri që e bëri pjesë Shqipërinë ne OKB”.

Deputeti i opozitës së re që në këto zgjedhje mori vetëm 13 vota në 25 prill, ka habitur dhe me pohimet se duke miratuar një ‘ligj për detektivët privat’ do mundësohet që të arrestoheshin të korruptuarit.

Zjarr Tv Ad