Gazetarja Aida Shtino, lidhur me fitoren e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka shprehur mendimin e saj që ishte kundër fitores së tyre, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Kosovë.
Shtino e quante Kurtin, një njeri të paformuar si politikan, ndërsa Vjosa Osmanin e përshkruante si tradhtare të partisë që e bëri deputete.
Por, kjo deklaratë e Shtinos, ka ngjallur reagime të shumta dhe gazetarja tregon përmes një postimi në rrjetet sociale, se ka marrë shumë mesazhe ofenduese.
“Për të gjithë ju që më shkruani dhe nuk pajtoheni me mendimet e mia për zgjedhjet në Kosovë , jam dakord të jem e hapur për mendimet ndryshe , por ju lutem o njerëz mësohuni të flisni e shkruani pa ofenduar pse mendoj ndryshe nga ju. Nëse doni të kuptoni demokracinë dhe mendimin e lirë , pranojeni se në këtë botë nuk mundet t’i impononi askujt mendimin tuaj e sidomos me ofendime dhe pa argumenta.”, – ka shkruar Aida Shtino.