Pasi u nderuan nga Rama e Veliaj, heronjtë kuqezi aplikojnë për pasaporta diplomatike

0
658
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

16:56/ Futbollistët dhe stafi i kombëtares mbërrijnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ashtu siç ishte premtuar pas arritjes historike dhe përfaqësimit dinjitoz në një event madhor siç është evropiani i futbollit, kjo ndalesë e lojtarëve ishte pjesë e axhendës për aplikimin e futbollistëve për pasaporta diplomatike. Aplikimit i paraprinë me fjalime të shkurtra minsitri Bushati dhe kapiteni kombëtares Lorik Cana.

Ditmir Bushati: “Me arritjen tuaj në kampionatin evropian, shkruat historinë e një Shqipërie evropiane. Arritët ta ngrini Shqipërinë në një prej piedestaleve më të larta pas luftës së Dytë Botërore. Ky është mesazhi më i mirë për të treguar se kemi të gjitha mundësitë të përparojmë si komb jo vetëm në futboll. Djema, rrugëtimi juaj drejt Francës ishte rrugëtimi i gjithë shqiptarëve. Ju keni dëshmuar se jeni ambasadorët tanë në botë. Kontributi juaj është i paçmuar.

Lorik Cana: “Falenderoj ministrin për mikpritjen. Desha të falenderoj në emër të djemve për mirënjohjen tuaj, dhe sigurisht patkrtër që secili prej nesh kur është bërë futbollist, ka arritur me pasionin e tij për të ardhmen, por kur me pasion arrin ta përfaqësojë një komb të tërë kjo bëhet një gjë e mrekullueshme. Aty gjejmë forcën, krenarinë dhe motivin për të ecru përpara.

16:38/ Autobusi kuqezi mbërrin në qendër të kryeqytetit dhe ndalesa ishte bashkia e Tiranës. Qindra mbështetës të kombëtares pritën me ovacione futbollistët teksa zbrisnin nga autobusi me simbolin kombëtar. Heronjtë kuqezi u pritën nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij. Futbollistët patën mundësi të përshëndeten edhe me tifozët e shumtë që sfiduan temperaturat e nxehta për të pritur heronjtë kuqezi. Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi kombëtares “Çelësin” e kryeqytetit, që u pasua nga një fjalim i shkurtër i Veliajt, kapitenit Cana dhe trajnerit De Biasi.

Erion Veliaj: “Gjatë kësaj beteje, një betejë titanike, sigurisht u mundën shumë rivalë, por unë besoj që fitoren më të madhe e kemi për hir të shumë shqitarëve, për të mundur një mentalitet, që ne dështojnë që ne nuk organizohemi, por ne arritën ta mundim këtë mentalitet, që tregon se kur jemi bashkë ne mund t’ja dalim. Secili ja ka dalë me punë dhe që në kohën kur keni shkuar në europian, mijëra djem e vajza janë regjistruar në futboll, mijëra djem e vajza. Ndaj në emër të qytetit të Tiranës, dua të ftoj Lorikun, dhe ashtu sic ishim trë vegjël, kur celësin e varnim në kanatiere, edhe kësaj here do dua t’ju jap celësin e Tiranës.

Lorik Cana: “Pavarësisht të nxehtit, jemi mirënjohës ndaj jush që jeni këtu. Ju falenderojmë për mikpritjen. Ne e kemi një atdhe dhe patjetër që Tirana është kryeqendra e vendit tonë, ndaj edhe njëherë faleminderit.

Giani De Biasi: “Më vjen keq qëq akoma nuk di të flas shqip, ndaj më falni. Besoj se kjo eksperiencë e djemve të kombëtares do të jetë një shembull për shumë të rinj e të reja. Një falenderim i madh për të gjithë shqiptarët, ju faleminderit!”

****

16:30/ Autobusi kuqezi mbërriti në Tiranë ku u pritën me ovacione nga shumë mbështetës në rrugët e kryeqytetit. Edhe futbollistët patën mundësi të përshëndeten me tifozët gjatë udhëtimit pasi autobusi i hapur krijonte këtë mundësi. Ndalesa e radhës është bashkia e Tiranës ku do të priten nga kryebashkiaku Veliaj.

***

16:10/ Pas ceremonisë së pritjes në Aeroportin e Rinasit, kombëtarja kuqezi u nis drejt Tiranës nje autobus të hapur i veshur i gjithi me flamurin kombëtar.

U zjgodh pikërisht ky autobus për rrugën drejt Tiranës në mënyrë që futbollistët të ëprshëndeten me tifozët e shumtë që kanë dalë në rrugë për të nderuar heronjtë e ekipit kombëtar.

Ndalesa e parë do të jetë në bashkinë e Tiranës ku lojtarët do të priten nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili do t’u dhurojë futbollistëve “Çelësin” e kryeqytetit.

13516434_10154296639111926_2272764779607963416_n

***

15:40/ Ekipi kombëtar i futbollit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pak çaste më parë, pas lamtumirës që i dhanë kampionatit evropian në fund të fazës së grupeve.

Lojtarët kuqezi u pritën në pistën e avionit nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

Heronjtë kuqezi u pritën me të gjitha nderimet, sipas ceremonialit zyrtar për pritjen e personaliteteve.

Banda frymore e Forcave të Armatosura ekzekutoi himnin kombëtar, me trajnerin Xhani De Biasi dhe kapitenin e kombëtares Lorik Cana që qëndronin krah kryeministrit Rama në podiumin e ceremonialit të nderimit të personaliteteve.

Capture1CaptureCapture3Capture2

AXHENDA E PRITJES SE KOMBETARES

Avioni i kombetares pritet te mberrije sot ne rinas rreth ores 15.00. Ne aeroport, kombetarja do te pritet nga Kryeministri Rama me te gjitha nderimet ushtarake dhe rojen e nderit. Me pas, skuadra e konbetares do te spostohet me nje autobuz te hapur drejt Tiranes ku ndalesa e pare do te jete perpara Bashkise se Tiranes. Pikerisht aty, Kryetari i Bashkise Erion Veliaj do t’u jape djemve te kombetares simbolin e Tiranes, celesin e qytetit.

Ndalesa e dyte per kombetaren do te jete Ministria e Puneve te Jashtme, ku Ministri Bushati do te prese skuadren e kombetares, te cilet do te bejne edhe aplikimin per pasaporten diplomatike, premtim ky i Kryeministrit Rama.

Ndalesa e trete do te jete ne Kryeministri, ku shefi i qeverise do te prese zyrtarisht skuadren e kombetares dhe ku te ftuar do te jene edhe futbollistet me te shquar kuqezi nder vite.

Etapa tjeter do te jete sheshi Nene Tereza, pikerisht Fun Zone nga ku qytetaret e Tiranes ndoqen me emocion ndeshjet e kombetares. Ne Fun Zone do te kete nje koncert madheshtor me DJ dhe kengetare te njohur, nderkohe qe djemte e kombetares do te kene mundesine t’i flasin sportdashesve shqiptare nga nje skene e ngritur posacerisht per kete dite.

Ne mbremje, Kryeministri Rama do te shtroje nje darke ne nder te ekipit kuqezi, ku do te marrin pjese personalitete te larta te shtetit shqiptar dhe te Kosoves.​

Vijon…

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad