Paskuqan, autobusi merr flakë në ecje e sipër

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një autobus ka marrë flakë në ecje e sipër në Paskuqan.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash si pasojë e një defekti teknik dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti autobus me drejtues shtetasin E.J. Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëme materiale.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad