1001 delegatët në kongresin e partisë Kristiane Demokrate të Gjermanisë, zgjodhën me 517 vota pAnnegret Kramp-Karrenbauer (Anegret Kamp Karrenbaua), përballë biznesmenit milioner, Friedrich Merz në rundin e dytë të procesit.
Në fjalimin e saj para se të fillonte votimi, znj. Kramp-Karrenbauer hodhi poshtë zërat qe etiketonin si një “mini-Merkel”.
“Unë qëndroj para jush si personi që unë jam, dhe e di se çfarë do të thotë të udhëheqësh “, tha ajo.
56-vjeçarja Kramp-Karrenbauer, një aleatë e Merkel, është një nga zërat më të spikatur konservatorë, kundër martesës së homoseksualëve. Ajo është përballur me disa sfida gjatë garës për kryetare të partisë dhe është munduar të duket sikur po e përkrah Merkelin sidomos në politikën për emigrantët, por njëkohësisht ka dhënë shenja të qarta se do ta dërgojë partinë në një drejtim të ri. Ka pranuar se janë bërë gabime thelbësore dhe ka kërkuar që të ndalohen refugjatët që kanë të kaluar kriminale. Angela Merkel përgëzoi pasardhësen e saj, në kongresin e partisë në Hamburg.
Zgjedhjet vijnë në një moment kur udhëheqësja e unionit Kristian-Demokratët, kancelaria e Gjermanisë që nga viti 2005 Angela Merkel njoftoi në muajin tetor se do largohet nga drejtimi dhe se nuk do të marrë pjesë në garën për postin e kancelares.