3 deputetë të Partisë Demokratike, Helidon Bushati, Flamur Hoxha dhe Lefter Gështenja kërkojnë ndryshime në Kodin Rrugor. Në projektligjin e depozituar në parlament deputetët kërkojnë që shpejtësia maksimale në autostradë të ndryshojë nga 110 km/orë në 120 km/orë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Në drejtim të lehtësimit të masave administrative, projektligji parashikon që shpejtësia maksimale në autostrada të ndryshoje nga 110 km/orë në 120 km/orë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku në rrugët që ofrojnë standarde më të larta sigurie lejohet një shpejtësi me e lartë”, thuhet në projektligj.
Ndërkohë deputetët kërkojnë edhe ulje të gjobave, me argumentin e nivelit të ulët të pagës mesatare në vend. Për shlyerjen e gjobave, propozohet që qytetareve t’u ofrohet një afat 10-ditor.
“Shtetasit që kanë një leje drejtimi shqiptare, të gëzojnë të njëjtën të drejtë si ata me leje drejtimi të huaj, që në rast se vlerësohet se duhet pezulluar leja e drejtimit, t’u ofrohet alternativisht mundësia e pagesës së një gjobe sa dyfishi i masës administrative që parashikon dispozita e shkelur. Ne projektligj është parashikuar edhe ulja e kufirit maksimal të gjobave nga dyqind mijë lekë në njëqind mijë lekë.
Ky ndryshim është menduar edhe për shkak të nivelit të pagës mesatare në vendin tonë, ku aktualisht kufiri maksimal i gjobave është pothuajse sa katërfishi i pagës minimale. Për shlyerjen e gjobave, propozohet që qytetareve t’u ofrohet një afat 10-ditor, pasi shpeshherë për shkak të mos-hedhjes së gjobave në sistem në një afat kohor të shkurtër, qytetaret janë penalizuar padrejtësisht”, theksohet më tej.
Sakaq, opozitarët nënvizojnë se “duke percaktuar dhenien e lejeve pa afat për personat deri në moshën 55 vjeç, ndërsa për personat mbi 55-vjeç parashikohet afati 5-vjeçar”.
Një tjetër kërkesë e tyre është që të mos ketë gjithmonë Patrulla Policie në rrugë.