Pati punësime nepotike në zgjedhje? Databaza e Janarit ka 637 mijë të punësuar, ajo e Prillit 695 mijë

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Databaza e të dhënave e publikuar një pjesë dje dhe një pjesë sot, ka nxitur një reagim të madh në opinionin publik. Përveç skandalit të publikimit të të dhënave personale, kjo datazabë krijon dhe dyshime të tjera siç është punësimi nepotik për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga një konstatim paraprak i newsbomb.al, del se databaza e parë me titull “Rrogat Janar 2021” që ëhstë shpërndarë në rrjetin social WhatsAp, përmban të dhënat e 637 mijë të punësuarëve. Vetë kryeministri Rama tha sot se mbi këtë databazë është punuar “copa copa” dhe nuk ishte e plotë.

“Aty mungojnë, nuk janë të gjithë ata që kanë paga në Shqipëri. Mungojnë të dhënat e 60 mijë personave të tjerë”, tha ai mesditën e sotme në një konferencë për mediat. Por Teksa kryeministri ishte në komunikim të drejtpërdrejt, në rrjetet sociale njëjt sikur dje, nisi të shpërndahej me shpejtësi një databazë e dytë.

Mes të dyjave ka një ndyshim, në databazën e Prillit që u publikua e dyta është shtuar shifra e të punësuarëve që Rama tha se mungonin. Referuar të dhënave që janë publikuar pasditen e sotme, databaza e dytë të dhënat e 695 mijë personave të punësuar.

Dokumenti i dytë me afro 60 mijë emra më shumë i përket periudhës së zgjedhjeve, pra muajit prill, shkruan newsbomb.al. Nuk dihet nëse rritja e këtyre shifrave të punësimit ka të bëjë me punësimet nepotike gjatë fushatës – ashtu siç ka akuzuar shpesh opozita – apo kemi të bëjmë me atë që tha Rama, një punim “copa copa” mbi një eksport të vjetër.

Zjarr Tv Ad