Patozi: Berisha në dilemë, të tregojë nëse planifikon të kandidojë apo jo për kryetar të PD

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është në dilemë tashmë, nëse do të vendosë të kandidojë për kryetar të PD-së apo jo.

Sipas Patozit, ndonëse ligji nuk e ndalon, Lulzim basha tashmë është përjashtuar nga çdo lloj kandidimi dhe s’mund të jetë më kryetar i PD-së. Ai tha në emisionin “Open”, se i takon Berishës të flasë, dhe jo mbështetësve të tij, për të treguar se si do të veprojë.

“Lulzim Basha e ka kaluar topin në fushën e Sali Berishës. Ai e ka tani të drejtën e fjalës. Është në dilemë të madhe. Lulzim Basha besoj përjashtohet nga çdo lloj kandidimi, sepse e dha dorëheqjen kur nuk i kishte mbetur asnjë centimetër oksigjen. Me ligj nuk ia heq njeri të drejtën, karrierën mund ta vazhdojë.

Dilema është në palën tjetër, çfarë do të bëjë “Foltorja” tani. Deri dje ata thoshin që Lulzim Basha e ka bllokuar. Tani nuk ekziston më. Sali Berisha duhet ta ndajë nëse do të kandidojë. Sali Berisha e ka fituar shansin për ta drejtuar PD-në edhe në opozitë. Puna është a i duhet kjo fitore Berishës? Sepse PD e do fitoren për të mundur Edi Ramën, jo Lulzim Bashën,” tha ndër të tjera Patozi.

Zjarr Tv Ad