Patozi: Me Sali Berishën dhe Ilir Metën në fushë përballë Edi Ramës, opozita nuk ka asnjë shans

0
526
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se vendi ka nevojë për një opozitë alternative në mënyrë që të mundë kryeministrin Edi Rama në zgjedhje.

Patozi tha se në këtë opozitë nuk duhet të ketë ndikim Sali Berisha, i cili duhet të vijojë të mbajë në dorë “Foltoren” dhe ata të cilët tashmë janë pjesë dhe e besojnë këtë lëvizje.

Por Patozi bëri dhe një parashikim, duke thënë se me Sali Berishën dhe Ilir Metën në fushën e betejës politike, opozita nuk ka asnjë të ardhme.

Pjesë nga deklarata e Patozit në emisionin “Opinion”:

Që Sali Berisha të mundë Edi Ramën, po i jap një këshillë: duhet të mos ndërhynte në këtë opozitë alternative, ndryshe nga Foltorja. Të jetë i sigurtë që nëse në fushë do të mbetet ai dhe Ilir Meta përballë Edi Ramës, po e them që tani, regjistrojeni, nuk ka asnjë të ardhme politike opozita. Ajo që shpresoj është të krijohet një opozitë alternative, dhe Sali Berisha nuk e ka për detyrë ta ndihmojë këtë, por të mobilizojë atë që është në dorë. Kjo opozitë e re që duhet krijuar që sot, dhe të konsolidohet, me të njëjtin model Rama nuk mundet. Kemi 12 vjet që nuk zemë mend. Kryetarokracia i përshtatet më shumë PS, nuk është ai modeli për ne. Unë ftoj çdo njeri që nuk e gjen veten te Foltorja, të vijnë të bashkohen të gjithë bashkë.

Zjarr Tv Ad