Patozi ndryshon mendim për Bashën: Jam i hapur për bashkëpunim

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, sheh si zgjidhje për krizën politike që po kalon vendi vetëm zgjedhjet e parakohshme. Në një intervistë për ABC News, Patozi shprehet i hapur për bashkëpunim me Partinë Demokratike, nëse kanë së bashku këtë pikësynim.

Kriza e thellë politike zgjidhjet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Kjo është rruga e vetme që Astrit Patozi sheh për një normalizim të situatës politike, ku përballë njëra tjetrës janë një mazhorancë e mbingopur me pushtet dhe një opozite të papërfaqësuar në asnjë institucion.

“Ne sot jemi në kushtet që qeveria dhe mazhoranca vuan mbipeshën nga një pushtet i pamerituar dhe një pjesë që është dhuruar prej opozitës. Nga ana tjetër opozita që vuan gati mungesën totale të gjitha pushteteve. Mendojmë se zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri dhe janë e vetmja rrugë për ta zgjidhur këtë krizë përfaqësimi dhe për ta çuar këtë shoqëri në ekuilibrat që sot i mungojnë në mënyrë drastike. Është detyrim ekskluziv i opozitës që ta detyrojë qeverinë që të pranojë zgjedhjet e parakohshme që do t’i japin fund krizës dhe nuk do ta çojnë vendin në zvarritje”, tha Patozi.

Madje Astrit Patozi deklaron se nuk do t’i thoshte jo një ftesë për bashkëpunim me Lulzim Bashën nëse si pikësynim final do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

“Unë nuk përjashtoj dhe nuk paragjykoj askënd, sidomos një formacion i cili është opozitar po ashtu si Bindja Demokratike. Unë shpresoj, nuk dua të flas për një gjë që nuk ka ndodhur, për një gjë që është ende në kuadrin e një thashethemi, por ajo që ka rëndësi është që ne të konvergojmë, do doja që çdo formacion opozitar të jepte kontributin e tij në funksion të arritjes së objektivit që janë zgjedhjet e parakohshme. Nëse PD dhe çdo parti tjetër opozitare punon dhe e tregon që është në funksion të këtij qëllimi sigurisht që ne kemi të njëjtin objektiv dhe do të shikojmë të gjitha format e bashkëpunimit”, tha Patozi.

Por kreu i Bindjes Demokratike nuk i vlerëson serioze qëndrimet e kreut të opozitës, Basha, se kriza mund të zgjidhet përmes një dialogu të brendshëm, duke rikthyer në memorie qëndrimet e mbajtura për reformën në drejtësi.

“Sa më e rëndë që të jetë situata dhe e tillë është në Shqipëri, aq më shumë nevojë kemi për partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët nuk kanë munguar në asnjë rast kur ne kemi pasur kriza. Deklaratat patetike të disa surrealistëve të vonuar apo që këtë funksion e ushtrojnë part time mua gjithmonë më kanë shkaktuar të qeshura sepse kujtoj seancën për reformën në drejtës në Kuvend ku u ngritën 140 kartona jeshilë dhe bashkë me Lulzim Bashën në llozhë bëheshin 141, kjo deviza e ndërtimit të demokracisë është një reminishencë e së shkuarës. Ne kemi shumë nevojë për praninë e ndërkombëtarëve, sidomos për situatën ku gjendemi sepse ne gjëmën më të madhe këtij vendi e kemi bërë kur kanë humbur pak vëmendjen ose kur na kanë lënë ne që ta zgjidhim vetë”, tha Patozi.

Thirrjet e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore Patozi i vlerëson si pozitive, por nuk është shumë optimist për vullnetin e klasës politike dhe më konkretisht i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas Patozit, kriza nuk do të zgjidhet me ndërhyrje estetike në Kod, por me reformë të thellë në sistem.

“Përse duhet më ky sistem i cili është provuar që nuk prodhon as demokraci dhe as stabilitet. Nuk do ishte e udhës që thjesht dhe vetëm të rregullonim disa nene të Kodit elektoral qoftë duke pasur si busull projektuese rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha Patozi./

Zjarr Tv Ad