Patozi për Bashën: I paaftë të zgjojë popullin, asnjë risi nga kryesia e re

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si opozitar, çdo thirrje për protestë për ish-nënkryetarin e PD, Astrit Patozi, është një lajm i mirë. Por tek vendimi i opozitës për të thirrur një protestë pas rreth një muaji, një periudhë e barabartë kohe me fushatën elektorale, Patozi sheh diçka që nuk shkon.

“Unë nuk besoj se shqiptarët kanë nevojë të mendohen një muaj rresht për të ndarë mendjen që duhet ta mbështesin Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin apo jo. Në këtë kuptim më ngjan më tepër si një ushtrim që opozita do të bëjë me militantët e vet, me strukturat e veta sesa një zgjim për popullin që është revoltuar me qeverinë.” – u shpreh Patozi në një intervistë për Vizion Plus.

Ai sjell në vëmendje protestën e studentëve që u ndez brenda pak orësh për të ilustruar se cila është revolta e vërtetë. Për më tepër një protestë nëse mbetet vetëm e militantëve nuk sjell asgjë të re e për të rrëzuar një qeveri duhet një aksion që përfshin edhe atë parlamentar.

“Se unë nuk besoj se opozita gjen më shumë arsye për të ruajtur mandatin e saj për të shkuar në parlament dhe nuk gjen asnjë arsye që të paktën të bëjë një betejë të paktën për kodin e ri zgjedhor, sepse nuk gjej që një opozitë që përgjërohet apo shtiret që përgjërohet për zgjedhje të lira e të ndershme, të mos bëjë as detyrimin më të vogël, të paktën të ndryshojë legjislacionin në fuqi,” u shpreh Patozi.

Ndërsa vendimi i Këshillit Kombëtar për krijimin e një qeverie kalimtare, Patozit i kujton aksionin e dy viteve më parë.

“Opozita të paktën duhet të jetë më kreative, që të sajojë një gjë tjetër për të qenë më e besueshme. Nuk mund të arrihet kurrë rrëzimi I një qeverie, në rast se nuk krijohet perceptimi popullor në Shqipëri që opozita është më lart moralisht se qeveria. Dhe unë nuk gjej shenja që kjo të ndodhë, përsa kohë që nga protesta e studentëve apo nga protestat e tjera janë refuzuar njëkohësisht si qeveria ashtu edhe opozita.” – thotë Patozi.

Sipas ish-nënkryetarit të PD-së, zgjedhjet fundit në partinë demokratike ishin një ngjarje pa vlerë.

“Unë jam befasuar nga guximi që kanë disa personazhe për ta trajtuar si një fenomen, si një ekip të ri;  ndërkohë që ai është një produkt krejtësisht arkaik dhe I vjetër, tashmë I njohur prej 6 vitesh, nuk ka ndonjë risi aty. Por unë nuk dua të merrem shumë me emrat e personave sesa me procesin. Nuk ka pasur proces real dhe normal në Partinë Demokratike  dhe çdo produkt që nuk del nga një proces i tillë është i pavlefshëm.” – u shpreh Patozi.

Pak ditë më parë Partia Demokratike zgjodhi strukturat e reja drejtuese, proces që u shoqërua me kritika për mungese reale gare.

 

Zjarr Tv Ad