Patriarku Irinej: Kosova është Jerusalemi serb dhe toka amë dhe e shenjtë serbe

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, i njohur për dekalratat e shpeshta anti-shqiptare, së fundmi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë lidhur me Kosovën. Sipas tij, ajo është Jerusalemi serb dhe toka amë dhe e shenjtë serbe, nga e cila shteti fqinj I saj nuk do të heqë dorë kurrë.

“Kosova është Jerusalemi serb dhe toka amë dhe e shenjtë serbe, nga e cila nuk do të heqim dorë kurrë”.

Më tej ai ka deklaruar se Rusia, duke qenë një “anije e madhe” dhe mike e serbisë, do të ndihmojë këtë të fundit për të ruajtur Kosovën, pasi sipas tij fatet serbe janë të lidhura me ato ruse.

“Rusët janë popull i madh dhe fuqishëm, ne jemi të vegjël, por për fatmirësisht gjithmonë barkën tonë e kemi lidhur për anijen e madhe ruse”, ka thënë sot patriarku Irinej.

Patriarku Irinej, është shprehur për “Beta”, se Rusia gjithmonë e ka mbrojtur Serbinë nga armiqtë, duke kujtuar këtu dhe marrëdhëniet Serbo-Ruse gjatë Luftës së Parë Botërore.

 

 

Zjarr Tv Ad