Patronazhistët/ Anëtarja e KQZ thirrje Yuri Kim: Ndihem e kërcënuar

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i kërkon ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të marrin  në mbrojtje të dhënat personale të shqiptarëve.

Në mbledhjen e  Komisionit Rregullator, Vukaj tha se ndihej e kërcënuar për shkak dhe të funksionit që ka. Sipas saj patronazhisti që PS kishte vënë në dispozicion për të mbikqyrur atë dhe i dinte edhe numrin e banesës merrej në mbrojtje nga kryeministri Edi Rama.

“Unë që nuk  kam dhënë konsensusin askund që të më përdoret ID e të qarkullojnë poshtë e përpjetë këto të dhëna, edhe për hir të deklaratave që bëj si anëtar i KQZ–së të ndihem e riskuar kur përballë kam aureolën mbrojtjëse nga lideri në pushtet ndaj patronazhistëve. Në vend që këta patronazhistë sot të ishin një ndjesë publike për veprimet që kanë bërë ndaj të dhënave personale të gjithësecilit sot këta janë marrë në mbrojtje. Më lind automatikisht një thirrje, e vokacion i brendshëm: Ju lutem ju lutem struktura ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. Zonja Kim, ambasadorja e SHBA, zotërinj të tjerë, shkëlqesi që drejtoni organizatat e akredituara në Shqipëri dhe jeni kontributorë në anëtarësimin tonë në NATO. Jam shtetase e në vendi në NATO e nuk kam garanci në mbrojtjen e të dhënave personale. Ju lutem merrni në mbrojtje të dhënat e çdo shqiptari, përshirë të dhënat e mija. Ndihem e kërcënuar edhe për shkak të funksionit.” tha Vukaj.

Zjarr Tv Ad