Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga “patronazhistët” e dalë nga databaza e PS-së që të japin dorëheqjen, pasi në të kundërt do të krijohen probleme sociale.
Ai ka treguar se miku i tij Ylli Bodinaku i ka gjetur se kë ka patronazhistë dhe i kishte thënë presidentit se do të shkonte t’i rrihte, por Meta e ka ndaluar.
“Presidenti ka vetëm një fushatë, mbrojtjen e Kushettutës. Do ju faktoj me prova konkrete dhe me dëshmitarë konretë se si është krijuar një rrjet mafioz si GESTAPO, duke u bërë presion dhe shantazh qytetarëve.
I kishin vënë patronazhist edhe Ylli Bodinakut. Ai më tha i zbulova patronazhistët dhe do i rrah. Jo, i thashë unë se ne për këta patronazhistë kemi bërë burg. U them patronazhistëve “jepni dorëheqjen”, se do krijohen probleme sociale”, tha Meta.