“Patronazhistëve duhet t’u jepni dekoratë”- Noka ironizon qeverinë: Po ndodhin zhvillime të frikshme, po ndryshoni me urgjencë ligjin që…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka ngritur shqetësimin në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se PS po ndryshon me urgjencë Ligjin për informacionin e klasifikuar dhe me këtë “u shërben patronazhistëve”.

Ndërkohë ka bërë dhe ironi kur tha se patronazhistëve duhet t’u jepet dekoratë.

“Është shumë qesharake, nuk ka bërë vaki të flitet me këtë terminologji ndonjëherë në komisione dhe në parlament. Unë e kuptoj që këtu është bërë ndryshimi i ligjit dhe do të hartohet një plan vjetor për patronazhistët.

I pari është patronazhisti që duhet të gjendet një rrugë për t’i dhënë dekoratë, do të vazhdohet më pas me kabinetin për të marrë dekorata.

Sigurisht që duhet ta amendojë mirë ligjin qeveria për t’i dhënë edhe Lames një dekoratë për mashtrime, për korruptim, për vjedhje, për abuzim, për fyerje të shqiptarëve, për tallje me shqiptarët. Sepse dekoratë tjetër pse duhej urgjencë për t’u ndryshuar ky ligj në një situatë të tillë unë nuk shoh”, tha Noka.

Sipas tij, zhvillimet që po ndodhin në vend nga sulmet kibernetike dhe publikimi i të dhënave të hakeruara, janë të frikshme.

“Kjo është fyerje për çdo shqiptar sidomos në kohën kur po ndodhin zhvillime të frikshme. Zhvillime të frikshme jo vetëm në aspektin ekonomik dhe politik në këtë vend por edhe përsa i përket aspektit të sigurisë kombëtare që mbulon si komision. Do të fyesh shqiptarët? Ja ku i ke. Vazhdo me këto projektligje“, tha Noka.

Zjarr Tv Ad