Patrullim dhe deshifrim hartash, Forcat e Armatosura shqiptare stërviten me britanikët

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në bazë të arritjes së kapaciteteve të synuara në kuadrin e NATO-s, Forcat e Armatosura shqiptare po trajnohen bashkë me partnerët e Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasada britanike në Tiranë shkruan se trupat nga të dyja vendet janë përfshirë në trajnime të përbashkëta për ndihmë mjekësore, lexim hartash dhe patrullim.

“Forcat e Armatosura Shqiptare trajnohen së bashku me partnerët e Mbretërisë së Bashkuar . Trupat nga të dyja vendet janë përfshirë në trajnime të përbashkëta për ndihmë mjekësore, lexim hartash dhe patrullim.

rajnimet mbështetin Forcat e Armatosura shqiptare në ndjekjen dhe arritjen e kapaciteteve të synuara në kuadrin e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad