Pavarësia e Katalonjës, ish-zyrtarët rrezikojnë deri në 25 vjet burg

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësit e përpjekjes së dështuar për pavarësinë e rajonit të Katalonjës në Spanjë dolën për para një gjykate në Madrid të martën, pasi akuzohen për rebelimin dhe kryengritje. Nëse do të gjenden fajtorë, ata mund të dënohen deri në 25 vjet burg. Udhëheqësi më i lartë katalan i arrestuar është ish-zv./presidenti Oriol Junqueras. Ndërkohë ish-presidenti i rajonit, Carles Puigdemont, mundi të arratisej dhe vazhdon të jetojë në azil. Avokati mbrojtës i zotit Junqueras, Andreu Van den Eynde, tha në sallën e gjyqit se nuk ka ndonjë ligj të Bashkimit Europian që ndalon shkëputjen e ndonjë entiteti nën-shtetëror. “Ne do ta mbrojmë vetëvendosjen. Është sinonim i paqes dhe jo i luftës, është parim demokratik dhe nuk do të rreshtim së përsërituri këtë në gjykatë.” Zoti Junqueras rrezikon të marrë dënimin më të rëndë, deri në 25 vjet, nëse dënohet për rebelim. Rajoni gjysmëautonom i Katalonjës zhvilloi referendumin për pavarësi  më 1 tetor të vitit 2017 dhe shpalli shkëputjen nga Spanja një javë më vonë. Autoritetet spanjolle e shpallën të paligjshëm votimin dhe qeveria qendrore mori drejtimin e drejtpërdrejtë të rajonit. Kriza e Katalonjës konsiderohet si më seriozja që ka përfshirë Spanjën që nga epoka fashiste e diktatorit Francisco Franco. Nëntë prej të akuzuarve kanë qëndruar për muaj të tërë në paraburgim, ndërsa të martën në mëngjes mbërritën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Tre të tjerë do të gjykohen në gjendje të lirë.

 

Zjarr Tv Ad