Pavarësia e Kosovës, Mediu: Ajo është pronë e popullit, as nuk ndahet e as vihet në pazar

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka uruar pavarësinë e Kosovës përmes një mesazhi.

“KOSOVA e pavarur kërkon përkushtim dhe ndershmëri ajo nuk është pronë e asnjë politikani apo partie politke ajo është popullit të Kosoves dhe as nuk ndahet e as vihet në Pazar”, shkruan kreu i republikanëve shqiptarë.

Ja mesazhi i plotë:

Gezuar Pavaresinë Kosovë

Sot është Dita kur perulemi me respekt para të gjithe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës në menyre të veçantë për Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin dhe familjen e tij, Adem Demaçin, Ukshin Hotin, Fehmi Aganin e mijëra të tjerë.

Nder dhe lavdi UÇK dhe heronjëve të saj.

Sot është Dita të falenderojmë SHBA, Britanine e Madhe, Gjermanine, Italine, NATO-n, që mbështetën çlirimin e Kosovës kundër regjimit të Milosheviçit.

KOSOVA e pavarur kërkon përkushtim dhe ndershmëri ajo nuk është pronë e asnjë politikani apo partie politke ajo është popullit të Kosoves dhe as nuk ndahet e as vihet në pazar.

Image

Zjarr Tv Ad