Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nga Ylli Manjani.
Ismail Qemalin, kryetarin e parë të shtetit të pavarur, na e largoi Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit.
1.Për vijimësi llogjike, në vitin 2021, gjykatësit pra thelbin e shtetit na i largon Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit!!!
2.Demokracinë dhe politikën ja besojmë më shumë ambasadës Amerikane sesa votës sonë.
- Shqiptarët vijojnë të jenë të ndarë e të copëtuar në shtete. Me Kosovën më shumë zihemi sesa jemi në unison.
- Ne kemi frikë edhe ta mendojmë bashkimin e shqiptarëve nën një shtet, e jo më ta bëjm. Kemi frikë se na bërtasin ambasadorët!!!
- Shteti jonë sot është pa ushtri, por edhe kur e kishim nuk bëmë dot asnjë luftë. Armët e saj i përdorëm për të vrarë njëri-tjetrin jo armikun. Kemi vite që ushqehemi me skrapin armëve dhe paisjeve të ushtrisë që kishim, e që sna u desh kurrrë.
- Shtetin e mbyt pushteti politik. Ky i fundit sundon sepse përdor rregullat e pushtuesit. Gjithmonë kështu…
- Cilido shtet i huaj mund të bëjë çtë dojë me ne dhe, shteti jonë jo vetëm që stë mbron, por të tregon me gisht!!!
- Sjellja jonë e mbijetesës nën shtetin tonë të pavarur është gjetja e një vizë e huaj ose idealisht një pasaportë e një shteti tjetër. Ndaj dhe idealizojmë më shumë shtetet e huaja sesa shtetin tonë…
- Nuk ka nevojë të na pushtojë askush, sepse ne dorëzohemi vetë. Mjafton të na ofrosh një vizë. “Për një vizë japdorën”- shkruante artistikisht Edi Rama dikur. Dhe ja ku jemi! Ai sundon sepse ka vizë. Shihni Lulin! Plasi korbi që marr të njëjtën vizë….
Na ka mbet vetëm një flamur, që edhe atë i heqim e i vëmë yllin. Megjithatë nesër ta Gëzojmë Pavarësinë, ditën e pushimit zyrtar. Për të gëzuar më shumë se kaq, duhet marrë leje tek ambasada…!!! Dhe himni kombëtar nuk ka vetëm një strofë, ore. Po ju uroj që sot, se nesër të gjithë do bëjmë sikur festojmë të gëzuar…