Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PD Enkelejd Alibeaj u përfshinë sërish në debat me njëri-tjetrin gjatë seancës plenare këtë të mërkurë.
Alibeaj kërkoi nga Kryetarja e Kuvendit që të sanksionohet kryeminstri për shprehjet ofenduese të përdorura ndaj opozitës, por Rama në replikën e tij i përsëriti dhe një herë “lumin” e sharjeve ndaj tyre.
Enkelejd Alibeaj: Ju zonja kryetar s’e patët guximin gjatë kohës që nxirrte gjithë këtë fjalor, që ndynte gjithë këtë parlament, t’i tërhiqnit vëmendjen. Këto fjalë janë të tilla që ju vën më në pozicionin, së paku t’i tërhiqni vëmendjen parafolësit se janë fjalor që në kodin e etikës të miratuar prej jush është gjuhë jo parlamentare që meriton një sanksionim nga kryetarja e Kuvendit.
Mua më ngelet thjeshtë nga hidhërimi, se ajo fjalë shkon në kurrizin e shqiptarëve nënqesh nga hdiërimin, por ju duhet të shpreheni tani.
Edi Rama: Nuk ka asgjë më të rëndë të shpifur të ulët jo etike se sa ti ngresh e ulësh njerëzit kriminelë hajdut pazarxhinj të korruptuar vjedhës etj. Këto janë shumë shumë më të rënda se e vërteta që ju jeni këklyshë të rrahur që të vegjël kur keni hyrë te dera e Shqup kjo është shprehje popullore që ju shkon motamo mjafton tu shohësh e ta dish.
Që bëni si llaxore e ky është fakt se vetëm llaxoret e mbetura rrugëve pasi kanë pirë gjithë natën e nuk gjejnë dot shtëpinë se janë të mufatura nga trutë mund të cohen e të ngrenë lagjen në këmbë.
Ju jeni të pafe, pa atdhe, pa din e iman e për gjithë këto ju keni lënë prova e të gjitha i provoni përditë se nuk dini të ndani as opinionet e ndryshme, duke ruajtur njerëzillëkun.
Jeni të gatshëm të nxirrni nga goja gjithë të zezat e ta cmendni këtë popull që në pikë të sabahut duke thën që po bëhet një aferë e madhe atje në Portin e Durrësit në një pazar në pazarin e syve që nuk të shohin e veshëve që nuk të dëgjojnë je vetëm një gojë që vazhdon jeton duke bërë bishtrin e non gratës, që e ke në kokë e ska asnë shans të shpëtojë nga non grata
Ky është opinion i mbështetur në fakte e nuk ke fare të kërkosh që unë të kërkoj ndjesë se je një kryebedel i një tufe bedelësh që nuk kanë din iman.